Liga Kombeve/ Dy mungesa në mbrojtje, formacioni i mundshëm i kuqezinjve në sfidën me Ukrainën

Kombëtarja shqiptare është në hapat e fundit të përgatitjes për ndeshjen e saj të parë në Ligën e Kombeve. Tanimë kuqezinjtë kanë mbërritur në Pragë ndërsa të shtunën në mbrëmje i pret sfida me Ukrainën.

I kushtëtuar nga dy mungesat në mbrojtje (Gjimshiti e Ajeti), trajneri Silvinjo pritet t’i besojë vendin e titullarit Marash Kumbullës e Ardian Ismajlit në zonën e qendërmbrojtjes. Pjesa tjetër e lojtarëve nuk pritet të ketë ndryshime të shumta nga ajo që kemi parë më herët, në Kampionatin Europian.

Në portë pritet të jetë Strakosha, në krahë të djathtë Hysaj ndërsa Mitaj në të majtë.

Para tyre në mesfushë, pritet të rreshtohen (4-3-3) Ylber Ramadani, Kristjan Asllani e Qazim Laçi. I spostuar në sulm pritet të jetë Nedim Bajrami si dhe Jasir Asani e Rey Manaj.