“Më dha 2 mln lekë për ta ndihmuar” Flet 25 vjeçari që ndihmoi Esmerald Ballën në fshehjen e trupit të të atit

Edison Brahaj, i riu që ndihmoi Esmerald Ballën në zhdukjen e trupit të babait të këtij të fundit, ka deklaruar para hetuesve se Esmeraldi i dha 2 milionë lekë (të vjetra) për ta ndihmuar në fshehjen e krimit.

Brahaj ka treguar në dëshminë e tij para policisë së në momentin e krimit, ai ka qenë nuk ka qenë i pranishëm. Ka qenë Esmerald Balla ai që e ka takuar 25 vjeçarin, duke i treguar se ka vrarë të atin dhe trupin e ka lënë në ferra, pranë vendngjarjes. I riu e ka ndihmuar Esmerald Ballën në mbrëmje me transportimin e trupit të Enver Ballës në një furgon. Më tutje dy miqtë i janë drejtuar pusit ku kanë hedhur trupin e 62 vjeçarit. Pas viktimës, ata kanë hedhur në pus disa goma, në mënyrë që trupi i të ndjerit të mos dalë sipër ujit të pusit.

“Kam qenë larg në momentin që e ka qëlluar me armë babain. E kemi lënë trupin e pajetë në ferra në vendin e ngjarjes, pastaj në darkë e kam ndihmuar. E kemi futur në furgon dhe e dërguam te pusi. I hodhëm ca goma sipër trupit në pus që të mos dal nga uji. Më ka dhënë 2 milionë lekë të vjetra.”-rrëfeu 25 vjeçari.