14-vjeçarja bëhet nënë, babai 21 vjeçar arrestohet! E mitura: Jemi martuar me mblesëri prej 1 viti

Një 21 vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës pasi akuzohet për veprën penale të ‘marrëdhënieve seksuale me të mitur’. Ditën e premte (6 shtator) në maternitetin e Korçës, ‘partnerja’ e 21 vjeçarit, një vajzë 14 vjeçe, ka sjellë në jetë një fëmijë.

Pas deklarimeve të marra nga autoritetet policore, 21 vjeçari ka pranuar që është babai i fëmijës.

E mitura dhe foshnja fatmirësisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Autoritetet kanë pyetur 14 vjeçaren, e cila u ka treguar se ajo me 21 vjeçarin bashkëjetojnë prej një viti dhe se janë ‘martuar’ me mblesëri.