Po punonte në një kasolle pranë shtëpisë, i moshuari humb jetën pas kontaktit me rrymën elektrike

Një burrë në moshën 65 vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e rënies në kontakt me rrymën elektrike.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit në fshatin Spolat të Divjakës. I moshuari po punonte në një kasolle pranë banesës së tij, kur aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

 “Rreth orës 08:00, në fshatin Spolat, Divjakë, është gjetur pa shenja jete, afër banesës së tij, shtetasi B. Ç., 65 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.  

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.”– njofton policia.