Një 77 vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e të hënës në plazhin e Shëngjinit.
I moshuari me origjinë nga Zvicra, ka pësuar një arrest kardiak sapo është future në det.
Shëngjin/Informacion paraprak
Rreth orës 09:00, në plazhin e Shëngjinit, shtetasi zviceran E. S., 77 vjeç, sapo është futur në det, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.