Makina del nga rruga në Fushë Arrëz, shoferi 40 vjeçar humb jetën

Një 40 vjeçar ka vdekur mëngjesin e të mërkurës pasi ka humbur kontrollin e makinës në Fushë Arrëz. Aksidenti ka ndodhur në mëngjes rreth orës 7:30 në vendin e quajtur “Laku i Ballcit’. Pasi ka humbur kontrollin e automjetit, 40 vjeçari ka dalë nga rruga duke pësuar plagë të shumta.

 “Rreth orës 07:30, në aksin rrugor “Kryezi-Iballë”, në vendin e quajtur “Laku i Ballcit”, shtetasi Sh. Ll., 40 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Për shkak të dëmtimeve, shtetasi Sh. Ll. ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thotë Policia.