Një grua ka përfunduar në spital, pasi është goditur me thikë nga bashkëshorti i saj.
Ngjarja ndodhi në kryeqytet, ndërsa policia njoftoi se ka arrestuar të dyshuarin me inicialet A.H.
Krimi ka ndodhur në zonën e Vorës dhe sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak i ngjarjes të ketë qenë një grindje për shkak të xhelozisë.
Gruaja është transportuar në spital dhe fatmirësisht plagët e marra nuk i rrezikojnë jetën.