Rasti i pazakontë, nëna sjell në jetë fëmijën e katërt, lindi në të njëjtën ditë si tre motrat e saj

Një rast me të vërtetë i pazakontë është ai i një gruaje të quajtur Kristin Lammert, një nënë nga Karolina e Jugut në SHBA.

Gruaja priste të sillte në jetë fëmijën e saj të kartërt këtë muaj (shtator), por për shkak të një komplikacioni mjekët u detyruan të ndërhyjnë. Kristin e solli në jetë vajzën e saj të katërt, Valentinën, më 25 gusht, një datë që ajo kurrë nuk e priste.

Kjo për faktin se të trija vajzat e saj më të mëdha, Sofia 9 vjeçe, Xhuliana 6 vjeçe dhe Mia 3 vjeçe, kanë lindur pikërisht në të njëjtën datë, më 25 gusht.

“ Nuk mundëm ta besojmë, ende nuk na besohet.”-tha nëna e katër vajzave.

Ajo më tutje tregoi për GMA-në se kur mjekët nisën të vërejnë komplikacionet në shëndetin e foshnjes, nëna nuk e çoi fare në mendje çështjen e datës.

“Në ato momente isha e shqetësuar për bebin dhe as që e kam menduar apo parë se ishte data 25 gusht.”-tregoi Kristin.

Fatmirësisht vogëlushja erdhi në jetë para kohe, por pa asnjë problem shëndetësor.