“Më rrahën nipin, shkova të sqarohem me ta” Zbardhet dëshmia e autorit të plagosjes së dyfishtë në Malësi të Madhe

Ditën e djeshme (e dielë 15 shtator) dy të rinj të persona të quajtur Avenir Hasanaj dhe Besmir Çofi, mbetën të plagosur me armë zjarri në afërsi të një lokali në fshatin Vrrakë të Malësisë së Madhe.

Autori dyshuar, tanimë i prangosur nga autoritetet, ka treguar motivin që e shtyu të kryente krimin. Shtetasi Lul Rakaj ka deklaruar para hetuesve se ai shkoi të përballet me dy të rinjtë pasi disa ditë më parë ata kishin rrahur nipin e tij 13 vjeçar. Rakaj thotë se gjatë debatit me ta, ka dyshuar se njëri nga të rinjtë ka patur armë e kësisoj ka reaguar duke qëlluar me armën e tij..

“Pak ditë më parë dy personat që kam plagosur kanë goditur nipin tim duke e rrahur, vetëm 13 vjeç. Di që më kanë goditur nipin i cili më tregoi për ngjarjen e ndodhur.

Unë shkova për të folur me ta dhe aty nisi debati. Dyshova se njëri prej tyre kishte armë zjarri ndaj duke menduar se mund të më vrisnin qëllova ndaj tyre”, ka dëshmuar Rakaj në Policinë e Shkodrës.

Pas krimit, Rakaj është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe është fshehur. Disa orë më vonë, ai është pikasur e më tutje ndaluar nga ana e forcave speciale RENEA.

Në vitin 2004 Lul Rakaj ka vrarë për hakmarrje shtetasin Kolë Mushku, pasi më herët ky i fundit i kishte vrarë të atin. Rakaj ka kryer 15 vite burgim

13 vjet më parë ai vrau për hakmarrje në Hot të Malësisë së Madhe Kolë Mushkun, pasi më herët i kishte vrarë të atin.