Një shqiptar në moshën 36 vjeçare ka mbetur i plagosur këtë të mërkurë në kryeqytetin e Greqisë.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kerameikos në Athinë, rreth orës 10:30. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë publik në median vendase, është qëlluar më armë zjarri.
I riu ndodhet në spital dhe nga ajo që është raportuar deri më tani, ka mbetur i plagosur në këmbë.
Autoritetet nga ana tjetër, thonë se janë tre personat e dyshuar të cilët janë shpallur në kërkim. Në vendin e ngjarjes u gjetën 6 gëzhoja, teksa hetuesit vijojnë me punën për të hedhur dritë mbi ngjarjen.