Ndërron jetë në moshë të re ish- deputeti Gert Bogdani

Ka ndërruar jetë në moshën 44 vjeçare, ish- deputeti i Partisë Demokratike Gert Bogdani.

Bogdani ka pësuar një arrest kardiak. Pavarësisht se ai u dërgua në spital me urgjencë, mjekët nuk kanë mundur dot ta mbajnë në jetë ish deputetin, i cili shuhet në moshë të re.

Gerti la pas dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë.

Kush ishte Gert Bogdani?

I ndjeri lindi më korrik të vitit 1989 në kryeqyet. Studimet e larta i kreu në Nju Jork të SHBA-ve. Bogdani e nisi karrierën politike në vitin 2007, duke u angazhuar në Partinë Demokratike. Në këtë vit, ai u zgjodh kryetar i Njësisë Bashkiake nr.10 në Tiranë.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009, ai u zgjodh deputet. Gert Bogdani më tutje drejtoi Forumin Rinor të Partisë Demokratike.

Në vitin 2022, Bogdani garoi në primaret e PD-së, për të qenë kandidat për Tiranën (zgjedhjet lokale).

Gerti Bogdani është i njohur si një nga personalitetet më me integritet në politikën shqiptare, me vlera familjare dhe i përkushtuar në punën e tij.