Lamtumirë Gert Bogdani… ish deputeti përcillet për në banesën e fundit, nderimet u mbajtën në Kuvend

U largua në mënyrë të parakohshme nga kjo jetë në moshën 44 vjeçare, ndërsa pas, la dy fëmijë të vegjël.

Gerti Bodgani, ish deputet i Partisë Demokratike, do të përcillet këtë të enjte në banesën e fundit. Deri në mesditë, ceremonia e lamtumirës për të zhvillohet në ambientet e Parlamentit të Shqipërisë, atje ku Gerti punoi për dy mandate si deputet.

Të gjithë figurat e PD-së kanë kryer tanimë nderimet për ish kolegun e tyre, që u nda nga jeta ditën e djeshme si pasojë e një arresti kardiak.

Bashkëshortja e Bogdanit, aktivistja Edlira Çepani, lajmëroi më herët se nderimet për të shoqin do të zhvillohen në Kuvend.

Ti e dije qe jeta ime s’ka kuptim pa ty! Ti e dije qe nuk ishe thjesht gjysma ime me e mire, ishe jeta ime!! Ti ishe shoku im, dashuria ime, familja ime, skuadra ime! Ti e di qe une nuk jetoj dot pa ty! S’di a ta thashe ndonjehere mjaftueshem sa te adhuroj!!! Zoti merr prane vetes me te miret, por ty s’duhet te te kishte marre, se une, Ajra dhe Reinarti kemi nevoje per ty, per dashurine tende per jeten, per keshillen e drejte qe jep gjithmone, per modelin e duhur qe je gjithmone! Bota eshte nje vend i pavlere pa ty! Do te te duam perjete, bashkeshorti, babai, shoku dhe njeriu me i mire qe do jetoje ndonjehere ne kete bote! Do te te dua çdo dite te jetes derisa te takohemi serish, drita e çdo rrugetimi tim!

Homazhet dhe ceremonia e lamtumirës, do bëhen ditën e nesërme dt. 19 Shtator 2024, në Sallën e Seancave Plenare të Parlamentit të Shqipërisë, nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe varrimi do të bëhet më pas në varrezat e Sharrës.“,shkroi Edlira.

Partia Demokratike e ka shpallur këtë të enjte një ditë zie dhe ka ndërprerë çdo aktivitet të saj në të gjithë territorin e vendit. Gjithashu seanca plenare në Parlament, është shtyrë për të nderuar ish deputetin e PD-së.