Autoritetet kanë zbuluar një skemë të vjedhjes së gjobave nga plot 22 oficerë të policisë pranë seksionit të njësisë së sigurisë së autostradave, të cilët gjobisnin qytetarët me targa të huaja me gjoba nga 200 deri në 500 mijë lekë (të vjetra), ndërsa paratë përfundonin në xhepat e tyre.
Hetimin e ndoqi AMP (Agjencia e Mbikqyrjes Policore) e cila prangosi 22 oficerët. AMP e mori indicien falë denoncimit të një shqiptari të Kosovës i cili kishte rënë pre e skemës.
Një prej oficerëve të përfshirë në skemë ishte Gramoz Dafku, i cili ka qenë shef i seksionit të qarkullimit për Rrugën e Kombit, atje ku janë kryer më së shumti gjobitjet. Vjedhja gjobave dyshohet se ka ndodhur përgjatë vitit 2023, ndërsa hetimet kanë zgjatur për afro 9 muaj. AMP ka mundur të sekuestrojë procesverbalet e gjobave dhe materiale të tjera.
“Në kuadër të operacionit të koduar “Targa e huaj”, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka zbatuar Urdhërin e ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, ndaj 22 punonjësve të policisë, të dyshuar për veprat penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “Shpërdorim detyre”.
Nga hetimet disa mujore me metoda speciale nën drejtimin e Prokurorisë, u bë i mundur dokumentimi me prova ligjore i abuzimit të punonjësve të policisë së qarkullimin rrugor, në rastet e konstatimit të shkeljeve nga ana e drejtuesve të mjeteve me targa të huaja.
Duke keqpërdorur aksesin në sistemet dhe databazat e Policisë së Shtetit, punonjësit e policisë në terren, konstatonin shkeljen, administronin shumën monetare duke i dhënë drejtuesit të mjetit procesverbalin përkatës dhe në vijim nuk kryenin arkëtimet dhe nuk bënin pasqyrimet përkatëse në sistem, me qëllim përvetësimin në mënyrë të paligjshme të vlerave monetare nga gjobat administrative, në shumën prej 2.200.000 lekë.”-njoftoi zyrtarisht AMP.
Emrat e policeve ne hetim dhe masat e sigurise
1- N/Komisar Krenar Molla, me detyre Specialist Trafiku Urban dhe Interurban në DVP-Shkodër, mase sigurimi personal “Arrest me burg”
2- Inspektor Gasper Gjeta, me detyrë Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave,” Arrest me burg”
3- Armand Shehu, Trupë shërbimi në seksionin Operacional për sigurinë Rrugore në Grupin e pajisjeve special, “Arrest me burg
4 Inspektor Ndoc Pjetri, me detyre Trupe shërbimi Trafiku Urban dhe Interurban në DVP-Lezhë, mase sigurimi personal “Arrest me burg”.
5. Ish- punonjësi i policisë, Inspektor Armir Hallaçi, në kohën e kryerjes së veprës penale, me detyrë në Njësine Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave,” Arrest me burg
6- Inspektor Marjan Baloj, me detyrë Trupe sherbimi Trafiku Urban dhe Interurban në DVP-Lezhë, mase sigurimi personal “Arrest ne shtepi.
7- Inspektor Kastriot Gjini, me detyre Trupë shërbimi në Njësine Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave,” Arrest në shtëpi”
8. Inspektor Gilbert Kapxhiu, me detyrë Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave,” Arrest në shtëpi
9. Inspektor Arsim Braha, me detyrë Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave, Arrest në shtëpi”
10-Komisar Gramoz Dafku, me detyrë Shef Seksioni 1 trafikut Urban dhe Interurban në DVP- Elbasan,” Detyrim paraqitje”
11-N/Komisar Shuaip Gjuta me detyrë aktuale Përgjegjes Tumi në SPK-Aeroporti Kukës, në DVKM-Kukës, “Detyrim paraqitje”
12-N/Komisar Artan Pellumbi, me detyre Specialist rendi në Kom.Pol.Dibër.
13-N/Komisar Agron Nika, Oficeri Policise Gjyqësore në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave, “Detyrim paraqitje”
14-Inspektor Zenel Axhami, me detyrë patrullë e përgjithshme në Komisarjatin e Policisë Kukës, “Detyrim paraqitje”
15-Inspektor Flori Asqeri Xhelo, ish punonjës policie në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave, “Detyrim paraqitje”
16-Inspektor Ismail Petku me detyrë Trupë shërbimi operacionale F.P.Shqiponja në DVP-Kukës,” Detyrim paraqitje”
17-Inspektor Gjovalin Tushaj me detyrë Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave, “Detyrim paraqitje”
18-Inspektor Gjelosh Laska me detyre Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave, “Detyrim paraqitje”
19-Inspektor Flavio Ademi, me detyrë Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugon dhe Autorstradave, “Detyrim paraqitje
20- Inspektor Bardhok Çupi, me detyrë Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurin Rrugore dhe Autorstradave, “Detyrim paraqitje”
21-Inspektor Alfred Tushaj, me detyrë Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugo dhe Autorstradave, “Detyrim paraqitje”