Tre të mitur zhduken nga qendra sociale në Elbasan

Tre fëmijë të moshave 13 e 14 vjeç dyshohet se janë arratisur nga ambientet e një qendre sociale në Elbasan.

Policia ka nisur kërkimet pas kallëzimit të përgjegjësit në qendrën sociale. Policia thotë se është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ka nisur kërkimet për gjetjen e të miturve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 19.09.2024,  ka kallëzuar shtetasi R. P., 37 vjeç, me detyrë përgjegjës i një qendre sociale në Elbasan, se ditën e djeshme, janë larguar nga ambientet e kësaj qendre, 3 shtetas të mitur (dy 13-vjeçarë dhe një 14-vjeçar). Vijon puna për gjetjen e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.