Po punonte tokën me zetor, i moshuari ndërron jetë pasi rrëzohet prej mjetit

Një 61 vjeçar ka gjetur vdekjen pasi ka rënë nga zetori me të cilin po punonte tokën. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zhiton të Poliçanit.

 “Stacioni i Policisë Poliçan referoi materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi datë 22.09.2024, në fshatin Zhitom, Poliçan, shtetasi B. Q., 61 vjeç, duke punuar tokën, ka rënë nga mjeti zetor dhe si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat”, njofton policia.