Ndërron jetë motra e komandant Adem Jasharit

Këtë të hënë (23 shtator), ka ndërruar jetë Hava Jashari-Gashi, motra e komandatit legjendar të UÇK-së, Ademi Jashari.

Lajmin e përcollën familjarët përmes një postimi në rrjetin social.

“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të nënës, motrës, hallës sonë të dashur, HAVA (SHABAN) JASHARI-GASHI, e cila u largua nga kjo botë sot. Ajo ishte një grua e mrekullueshme, e përkushtuar ndaj familjes dhe të dashurëve të saj, e cila na la pas kujtime të vyera dhe një boshllëk të pazëvendësueshëm”, ka shkruar Bekim Jashari.