Plagosje me thikë në Tiranë, 42 vjeçari thotë se një person i panjohur e goditi dhe u largua

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur këtë të hënë në Tiranë, ku një 42 vjeçar është plagosur me thikë nga një person ende i paidentifikuar.

42 vjeçari, banues në Shkozë, është paraqitur vetë në spital për të mjekuar plagën e marrë në këmbë, atje ku u ka treguar autoriteteve se një person i panjohur e ka qëlluar me thikë dhe më pas është larguar.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 23.09.2024, në urgjencën e QSUT-së është paraqitur për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shtetasi G. S., 42 vjeç, banues në Shkozë, i dëmtuar në këmbë, dyshohet me mjet prerës.

Sipas deklarimit të 42-vjeçarit, ditën e sotme, në afërsi të spitaleve, një shtetas ende i paidentifikuar e ka goditur me mjet prerës në këmbë dhe më pas është larguar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit të dyshuar.