Babai i katër fëmijëve kërcënon të shoqen me të shtëna arme, fqinjët: Fajin e ka alkooli

Një 48 vjeçar është arrestuar në fshatin Akërni të Vlorës, pasi ka kanosur të shoqen, duke qëlluar me armë kallashnikov.

48 vjeçari tentoi t’i largohej policisë me makinën e tij në zonën e pyllit të Akërnisë, por është ndaluar nga autoritetet.

Fqinjët treguan se ai është një njeri punëtor, por shkas mund të jetë bërë konsumi alkoolit.

 “Bujari ishte njeri i qetë dhe asnjëherë nuk ka sjellë probleme, por ka qenë në gjendje të dehur kur policia e ndoqi me makinë, po ashtu edhe sipas tij nuk ka kërcënuar me armë., por vetëm ka shtënë në dy ambiente para pallatit si dhe tek stani.”, thotë fqinji.