Sherr në stacionin e autobusit për motive banale, i riu shqiptar godet me thikë 52 vjeçarin italian

Një 32 vjeçar shqiptar është prangosur nga policia e Torinos nën akuzën e plagosjes së një qytetari italian.

Të dy burrat po prisnin autobusin në stacionin pranë Sebastopoli, kur një zënkë për motive banale ka nisur mes tyre.

Shqiptari ka nxjerrë një thikë dhe e ka goditur 52 vjeçarin.

Pasi burri ka rënë në tokë, shkruan media italiane, 32 vjeçari ka nisur ta godasë me shkelma në fytyrë burrin.

Gjatë këtyre momenteve, një patrullë policie ka kaluar rastësisht në zonë. Oficerët e kanë arrestuar në flagrancë shqiptarin, ndërsa 52 vjeçari italian është dërguar në spital. Fatmirësisht ai nuk ndodhet në rrezik për jetën.