Kjo është historia e Benjaminit, një 12 vjeçari nga Kosova i cili rrugëtoi që në vegjëli mes errësirës e ditëve të vështira.
Historia e Benjaminit nis 10 vite më parë, kohë kur i ati Adnani u prek nga një sëmundje e rëndë. Fill pas vdekjes së të ëmës, Adnani filloi të ndihej keq. Jo shumë kohë më larg, ai mësoi se ishte prekur nga kanceri në kokë. Sëmundja e kancerit ishte një plagë e madhe për të Besën, bashkëshorten dhe nënën e Benjaminit. Vite më parë, nëna e Benjaminit kishte mbetur pa nënë. Historia po përsëritej kësaj here edhe më e rëndë për Besën, sepse jetim do të mbetej i biri.
Pas vdekjes së Adnanit, një sëmundje serioze iu shfaq Benjaminit. U desh kohë për të zbuluar se Benjamini vuante nga forma të rënda të alergjive, alergji të cilat dalëndagalë i morën fëmijërinë vogëlushit.
Në vështirësi të mëdha ekonomike, Besa nisi orvatjet për të gjetur kurat e nevojshme për të birin. Fatmirësisht, shqiptarë zemërmirë e ndihmuan. Prej 4 vitesh, Benjamini kurohet dhe gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar ndjeshëm.
Mirësisë ndër vite të njerëzve zemërmirë, vendosi t’i bashkohet “Për Shqiptarët” dhe Fondacioni Firdeus.
Besa me të birin jetojnë në vështirësi të mëdha dhe tanimë, këto vështirësi janë lehtësuar. Elvisi e Fatma shkuan të takojnë Benjminin në 10 vjetorin e tij. Me vete kishin dhurata…
E para dhuratë, ajo e madhja, ishte një tortë për ditëlindjen.
E dyta dhuratë, ajo në të vërtetë e madhe, ishte drita e bamirësisë së shqiptarëve. Kur Benjamini e hap dhuratën, mbetet pa fjalë. Shprehia e tij vishet nga buzëqeshja dhe çiltërsia e moshës. E në mesin e tyre dhe shpresa që mbush zemrën e nënës kur kupton se është bërë me banesë të re.
Fatma: Ne kemi dhe një dhuratë të vogël për ty Benjamin, një dhuratë që është e denjë, e duhur, që të gjithë shqiptarët janë bërë për tëta dhuruar ty.
Në emisionin “Për Shqiptarët”, ishin të ftuar Benjamini së bashku me të ëmën. Në mesin e tyre bashkohet dhe një mikeshë e Benjaminit, Tara.
Tara është një vajzë e cila për shokun e tij ka dhënë shumë, duke shitur pikturat e saj me qëllim që të mbulojë sadopak shpenzimet për kurimin e Benjaminit.