Durrës: 33 vjeçarja me probleme të shëndetit mendor zhduket, nëna e saj kërkon ndihmë

Një 33 vjeçare nga Durrësi e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor është larguar nga banesa e saj, teksa familjarët janë alarmuar.

Ngjarja është referuar në policinë e qytetit nga nëna e 33 vjeçares, e cila ka kërkuar ndihmë për të gjetur vajzën.

“Në Komisariatin e Policisë Durrës ka kallëzuar shtetasja Sh. K., 55 vjeçe, banuese në fshatin Katund i Ri, se më datë 27.09.2024, është larguar nga banesa, vajza e saj, shtetasja M. K., 33 vjeçe, me probleme të shëndetit mendor”, njofton policia.