Një vajzë e mitur ka përfunduar në spitalin e Vlorës me plagë në trup, pasi është përplasur me makinë nga i ati.
Ngjarja që ka ndodhur në fshatin Borsh ka qenë aksidentale. Babai i 3 vjeçares ka qenë duke manovruar makinën mbrapsht për ta futur në oborr, në momentin kur e bija ka dalë përpara dhe është goditur.
Vogëlushja është nisur në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ende nuk dihet gjendja e saj shëndetësore. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.