Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka mbërritur në aeroportin e Tiranës rreth orës 11:00. Ministri i Jashtëm shqiptar Igli Hasani e ka mirëpritur Erdogan në Rinas.
Agjenda
Sipas axhendës së planifikuar, Presidenti turk fillimisht do të takohet me Kreun e Shtetit, Presidentin Bajram Begaj. Më tutje Erdogan do të pritet nga kryeministri Rama, ndërsa pas takimit do të mbahet një konferencë për shtyp me median.
Në orët e pasdites, Erdogan pritet të marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të xhamisë së Namazgjasë.
Pas orës 18:00 Erdogan pritet të largohet nga Shqipëria, për t’ju drejtuar më pas Beogradit.
Cilat janë rrugët e bllokuara
Drejtuesit e automjeteve të shfrytëzojnë autostradën e re Kashar – Rinas, për të qarkulluar në drejtim të aeroportit të Rinasit, pasi aksi i vjetër Kashar – Rinas nga ora 10:00 deri në 11:30, si dhe nga ora 17:00, deri në orën 18:00, të datës, 10.10.2024, do të jetë i bllokuar.
Rrugë të tjera që do të bllokohen janë:
Nga Rinasi – Qafa e Kasharit – Mbikalimi tek Casa Italia – nënkalimi te ish-sheshi “Shqiponja”, Unazë (Astir) – Rrethrrotullimi i Saukut, Rruga e Elbasanit.
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga Ura te ish Hotel Dajtit deri te sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ibrahim Rugova” rruga “Ukraina e Lirë”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe rruga “Xhorxh Bush”.
Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për masat që ka ndërrmarrë dhe do të zbatojë gjatë vizitës së z. Recep Tayyip Erdoğan.