Imagjinoni një qiell të mbushur me qindra yje të shndritshme, drita e të cilëve do të dukej aq qartë natën sa një hënë e plotë.
Qielli do të dukej krejt ndryshe, nëse Dielli dhe planeti ynë së bashku me të, do të ishim pjesë e “Westerlund 1”, një zonë e galaktikës e cila është e “mbushur” në yje, në një hapësirë relativisht të vogël.
Të tilla hapësira njihen si ‘grumbuj yjesh’ (star cluster) dhe gjenden rëndom në galaktikën tonë në ‘Rrugën e Qumështit’. Imazhi është kapur nga teleskopi hapësinor “James Webb”. Grumbulli yjeve “Westerlund 1” ndodhet afro 12.7 mijë vite/dritë larg Tokës.
Në tërësi grumbujt e yjeve kanë një masë 10 mijë herë më të madhe sesa masa e yllit tonë, Diellit. “Westerlund 1” është një ndër grumbuujt më masiv të yjeve në galaktikë, me një masë 100 mijë herë më të madhe sesa masa e Diellit.
Ky grumbull ka kaq shumë yje masivë, saqë shkencëtarët besojnë se në një hark kohor prej 40 milionë vitesh, do të ketë më shumë se 1500 supernova (shpërthime masive yjesh).
‘Kurorën’ për grumbullin më masiv të yjeve, e mban “Arches Cluster” (grumbulli Arçes) i cili përmban mbi 100 mijë yje. Në këtë hapësirë ndodhen dhe 150 yjet më të shndritshëm të zbuluar në galaktikën tonë.