“Dua të shkoj të shtëpia të luaj me motrën” Buzëqeshja e Leandrës, vogëlushes së prekur me leuçemi

Është veçse 7 vjeçe. Në vend që të luajë me motrën e vëllain,me lodrat, me nënën e babain… kjo vogëlushe ndodhet në spital. Leandra është prekur nga leuçemia akute, por sërish buzëqeshja e saj rrezaton. Ajo tregon në “Për Shqiptarët” se shumë shpejt ka ditëlindjen, se ka shumë dëshirë të ngjyrosë e po pret me padurim të largohet nga spitali që të luajë me motrën.

Leandra: Mami mi bënte flokët kaçurrela. Tani do të mi bëjë flokët kosa (gërsheta), për ditëlindje. Unë e kam ditëlindjen me 1 janar, për vitin e ri e kam. Unë bëj 8 vjeç.

Unë dua të loj me top, të luaj me babin. Më pëlqen që të vizatoj, dua të ngjyros “Elsën”. Unë i kam kërkuar mamit të më blejë komplete. Dua shumë të shkoj te shtëpia, të luaj me Aurorën (motrën), me lojëra, me ngjyrosje, pastaj të luaj me top në fund.

Por kjo buzëqeshje rrezikon të shuhet. Leandra ka nevojë urgjente që të niset jashtë shtetit për kurim të specializuar.