Studenti zbulon aksidentalisht një qytet masiv 1200 vjeçar në Meksikë

Një qytet masiv i civilizimit Maja është zbuluar së fundmi në mesin e një xhungle të dendur në Meksikë.

Zbulimi në fakt është kryer krejt rastësisht nga një student i quajtur Luke Auld-Thomas, i cili po ndjek doktoraturën në një universitet në SHBA.

Në xhungël u pikasën 3 zona me interes, në një sipërfaqe të konsiderueshme e të parabartë me madhësinë e kryeqytetit të Skocisë, Edinburg-ut.

Arkeologu i ri që bëri zbulimin tregoi se po shihte rastësisht disa harta të kryëra nga një organizatë ambientaliste përmes teknologjisë së lazerit Lidar (Light Detection and Ranging), një teknikë e cila lejon ‘skanimin’ e relievit përmes ajrit dhe i cili depërton bimësinë e dendur të xhunglës.

Teknologjia me lazer Lidar

Qyteti i quajtur tanimë me emrin “Valeriana”, mendohet të ketë qenë shtëpi për 30 deri në 50 mijë njerëz. Një numër i tillë është shumë herë më i lartë sesa popullata aktuale në këtë zonë.

Nga studimet e kryera deri më tani qyteti i zbuluar daton në vitet 750-850 të erës sonë, pra mbi 1200 vite më parë.

Zbulimi është një ndër të shumtët të kryer përgjatë dy dekadave të fundit në kontinentët amerikë, të cilët vijojnë të habisin arkeologët dhe të sfidojnë shumë ide të ngritura prej tyre. Njëra syresh, ideja se civilizimet e Amerikës nëpër zonat tropikale, ishin vendi ku ‘civilizimet shkonin për të vdekur’, një ide që dukshëm me kalimin e viteve, po rezulton të jetë e gabuar.

Burimi: BBC