Në “Për Shqiptarët” është rrëfyer nëna e Enea Thomarajt, të riut që humbi jetën tragjikisht si pasojë e një shpërthimi me eksploziv, i cili ishte vënë në derën e fqinjes. Enea mbeti viktima, një i ri i pafajshëm që mbi të gjitha, kujdesej i vetëm për nënën e babain në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Nëna e Eneas: Në orën 2 e njëcerek ai ngrihet për të shkuar në tualet. Në atë kohë shpërthen tritoli tek komshia përballë. U ngrita me vrap… (qan) e shikoj djalin… nga Elbasani ikëm në Tiranë. Atje kam jetuar tre muaj e ferrit Edhe infermieret e doktorët qanin. Kur u zgjua, një grua që kishte të shoqin aty i tha do të shërohesh, ty të do gjithë shqipëria.
Ishte kismeti i çunit tim që të mos jetonte. Ngado që iki më del fytyra e tij. Tani që kam derën hapur, më duket sikur do të vijë djali. Unë nuk e di sesi jetoj pa atë. Nuk ka dhimbje më të madhe… të të merret jeta në shtëpinë tënde, çfarë t’ju them unë e shkreta, kjo më ka mbetur peng.