Në studion e emisionit “Për Shqiptarët”, rrëfyen historinë e tyre të dhimbshme dy prindër që humbën djalin e tyre 29 vjeçar në rrethana me të vërtetë tragjike.
Përtej dhimbjes që mban fort zemrat e këtyre prindërve, familja Thomaraj gjendet në kushte tepër të vështira ekonomike. Ishte Enea, djali i ndjerë 29 vjeçari ai që mbante nënën, babain e vëllain e tij të vogël.
Por me ikjen e Eneas, situate është bërë shumë e vështirë. Arturi është i paralizuar, pensionist, ndërsa e shoqja po ashtu e sëmurë, me kemp. Elvisi i drejtohet Arturit, i cili erdhi këtë mbrëmje në emisionin “Për Shqiptarët”, për t’I dhënë një lajm të mirë dhe një premtim.
Elvisi: Unë do t’ju them diçka Artur. Do të vij në banesën tuaj për të biseduar, por një gjë ju them këtu. Ato që ju i merrni aktualisht, ne do t’jua bëjmë dyfish. E para i nderuar, mosha juaj duhet parë me merak. E ke patur Enean dhe e sigurt jam që do t’ja dilte për ju. Por Zoti e din vetë. Pastaj për detaje të tjera, do të vij në banesën tuaj dhe do të takohemi, do të bisedojmë shtruar. Bëhu i fortë, ti, bashkëshortja dhe djali yt i vogël.