Një 45 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj të bijës së mitur. Shtetasi me inicialet H.B ka qëlluar me grusht vajzën e tij të vogël. Rrethanat e ngjarjes ende nuk dihen, ndërsa burri është shoqëruar në komisariatin nr.2 të policisë së kryeqytetit.
Gjithashtu, u arrestua shtetasi A. K., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi në gjendje të dehur, ka kanosur me bashkëshorten e tij.
Njoftimi policisë:
-Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. K., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi në gjendje të dehur, ka kanosur me fjalë bashkëshorten e tij.
– Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin H. B., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka goditur me grusht vajzën e tij të mitur.
Materialet i kaluan Prokurorisë.