Votimi në komunën e vogël të Dixville Notch, ishte një rezultat që në njëfarë mënyre tregon sesa pranë njëri- tjetrit janë dy kandidatët në garën për President të SHBA-ve. E teksa e gjithë bota është me sytë drejt zgjedhjeve në Amerikë, komuna e vogël i ka përfunduar e para procesin e votimit e numërimit të votave.
Rezultati është i barabartë. 3 vota për Harris dhe 3 vota për Trump. Ky është i pari rezultat i barabartë që prej vitit 2012, kohë kur Barack Obama dhe kandidati republikan Mitt Romney ndanë votat 5 me 5.
Votimi në komunën e vogël u zhvillua në mesnatë, një traditë e cila bëhet ndodh prej mëse 60 vitesh në Dixville.
Komuna e vogël është i pari “vend i kombit”, i cili voton dhe përfundon procesin e zgjedhjeve. Media e huaj shkruan se ish-Presidenti Donald Trump në zgjedhjet e kaluara humbi në Dixville Notch, por kësaj here doli barabar me kandidaten Kamala Harris.