Zjarr i madh në një godinë në hyrje të Shkodrës

Një zjarr i madh ka përfshirë një godinë në hyrje të Shkodrës. Flakët kanë djegur një banesë në katin e tretë që shërbente si maganizë.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarrfikësit e policia kanë larguar banorët nga vendi ngjarjes. Shkaku i zjarrit ende nuk është përcaktuar.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 10:20, në lagjen “Daniel Matlia”, ka rënë zjarr në katin e tretë të një banese që shërben si magazinë. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.