E prekur nga lèuçemía, Albjona 12 vjeçe ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve bamirës

Dhimbjet i shtohen dita ditës, ndërsa ndjesia e lodhjes dhe këputjes e mban prej kohësh në spital. Albjona është veçse 12 vjeçe dhe është diagnostikuar me leuçemi agresive. Sëmundja i ka sjellë hemorragji vogëlushes, të cilës shpesh herë i është nevojitur të marrë gjak.

Shpresat në atdhe janë fare të pakta për Albjonën, ndërsa familja nga fshati Boks i Shkodrës, është tronditur nga lajmi. Nëna e babai i vajzës ia dalin me vështirësi të mbyllin muajin. Ata nuk kanë asnjë mundësi për t’i bërë ballë faturave të larta që kërkon kurimi i specializuar jashtë shtetit.

Të dëshpëruar dhe në kushte tepër të rënduara, ata i luten të gjithë shqiptarëve, që t’i ndihmojnë, që t’i japin një shpresë për jetën vajzës së tyre Albjonës.