Një mësues në moshën 45 vjeçare është arrestuar nga policia e Korçës nën akuzën e ngacmimit seksual të dy vajzave të mitura.
Mësuesi u dërgonte mesazhe dhe foto të miturave që studionin në shkollën ku mësuesi jepte mësim.
“Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin B.Duro, 45 vjeç, banues në Korçë, me detyrë mësues në një shkollë 9-vjeçare, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, nëpërmjet aplikacionit “WhatsApp”, dy 14-vjeçare, nxënëse të shkollës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan celularët e këtyre shtetasve”, njoftoi policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.