“Kur ishte në koma… ka qenë në gjendje shumë të rëndë. Mua më kanë thënë, veç thirre, të dëgjojë zërin e nënës. Vetëm e kam thirr “Arnis”… dhe djali është çu, i ka hap sytë”
Këto momente i vijnë në kujtesë një nëne nga Kosova, e cila pa me sy djalin 2 vjeçar, teksa ndodhej në fije të perit, mes kësaj bote dhe botës tjetër. E thirri në emër, i qëndroi pranë dhe iu lut Zotit. Arnisi arriti të dalë nga koma, t’i shpëtojë vdekjes.
Sot Arnisi vogël ndodhet ende në spital. Veshkat e tij janë të dëmtuara, aqsa vogëlushi qëndron lidhur me aparatin e dializës. Sot 2 vjeçari vijon ende të jetë në rrezik për jetën. Familja nga Rahoveci është doëzuar, ndërsa mjekët i kanë thënë që djali duhet dërguar sa më parë jashtë shtetit për kurim të specializuar e me gjasë për një transplant të veshkës.
Por kjo familje nuk ka asnjë mundësi për të përballuar kostot e mëdha të kurimit. Kjo pamundësi ia vret shpirtin kësaj nëne, e cila përmes lotëve të saj kërkon ndihmë për të shpëtuar djalin.