Kushdo që e sheh, ju lutem” 2 vjeçari rrezikon të shuhet, nëna nga Kosova përgjërohet për ndihmë

Prej javësh Arnisi qëndron në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Ditët kalojnë ngadalë për 2 vjeçarin që qan papushim prej dhimbjeve. Në trupin e tij janë vendosur aparaturat për të mundësuar pastrimin e gjakut (dializa), pasi veshkat e vogëlushit po dalin jashtë funksionit.

Pak shpresa i kanë dhënë mjekët familjes nga Kosova dhe i kanë thënë që të largohen sa më parë jashtë shtetit, pasi 2 vjeçari ka nevojë urgjente për kurim të specializuar dhe transplant.

Ditët janë kthyer në një makth të vërtetë për këtë nënë nga Kosova, e cila nuk gjen qetësi për asnjë moment teksa sheh lotët e dhimbjet e të birit. Familja nuk ka mundësi ta kurojë evladin.

Në “Për Shqiptarët”, me lotët që i mbulojnë portretin, kjo nënë nga Kosova u lutet për ndihmë shqiptarëve.

“Kam dëshirë ta çoj diku, që të jetojë, që gjendja t’i përmirësohet… ju lutem, kush e sheh këtë video, unë gjithmonë do t’ju falenderoj nga zemra, nëse më ndihmoni“, thotë nëna mes lotëve.