“Vajza me shoqen kanë gatuar e shitur në shkollë bistoka, paratë do t’i dhurojnë për bamirësi”

Në emisionin “Për Shqiptarët” mbrëmjen e të premtes, sollëm në vëmendje të shqiptarëve anëmbanë botës historinë e dhimbshme të një djali 2 vjeçar nga Kosova.

Arnisi vogël kishte nevojë për ndihmë pasi gjendja e tij shëndetësore përkeqësohej dita ditës. Thirrjes për të ndihmuar vogëlushin e për ta dërguar për kurim jashtë shtetit, iu bashkuan mijëra shqiptarë anembanë botës. Në harkun kohor të 24 orëve, shuma e nevojshme për kurimin e Arnisit u arrit falë bamirësisë.

E pikërisht për bamirësinë dhe veprën e mirë, Elvis Naçi lexoi një mesazh prekës që i kishte ardhur në celular. Në mesazh, shkruante një nënë, e cila tregonte se e bija 16 vjeçe së bashku me shoqen e saj, kishin gatuar bistoka për t’i shitur në shkollë e me qëllim që paratë t’i jepnin për bamirësi.

“Jam Sonila. Vajza ime 16 vjeçe bashkë me një shoqe kanë mbledhur një shumë simbolike prej 13 mijë lekësh të reja, duke shitur në shkollë biskota, çokollata dhe gjëra të kësaj natyre, të cilat i kanë gatuar vetë gocat, që më tutje paratë t’i sjellin në fondacionin ‘Firdeus’.”, shkruhej në sms-në që lexoi Elvisi.

 Në mesin e veprave të mira, Elvisi lexon dhe një tjetër mesazh që vjen nga një familje mërgimtarësh. Momentet i gjeni në videon e mëposhtme