“Më ka rrahur” 47 vjeçari në Tiranë denoncon kunatin, por përfundon vetë në pranga

Një 47 vjeçar në Tiranë, është arrestuar nga policia fill pas verifikimeve të kryera në lidhje me një denoncim që ai bëri para autoriteteve për kunatin e tij.

Shtetasi me inicialet A.N, banues në kryeqytet, kishte bërë denoncim në komisariatin nr.4 të policisë, ku deklaronte se ishte dhunuar fizikisht nga kunati i tij, shtetasi me inicialet B.D.

Policia nisi hetimet pas denoncimit, por shumë shpejt u zbulua se pretendimi i 47 vjeçarit ishte i rremë.  Pas verifikimeve të kryera, rezultoi se kunati i denoncuesit, ndodhej jashtë Shqipërisë.

Kësisoj në pranga përfundoi 47 vjeçari, nën akuzën e kallëzimit të rremë. Çështja iu referua Prokurorisë së Tiranës për të vazhduar me procedurat ligjore të mëtejshme