Në orët e para të mëngjesit të së hënës një aksident i rëndë ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës, fare pranë zonës së Sukthit.
Një makinë që drejtohej nga një i ri doli nga rruga duke shkulur barrierat mbrojtëse. Për shkak të plagëve të rënda, i riu humbi jetën.
Viktima quhej Sabri Kreka. Më 19 nëntor i riu do të festonte ditëlindjen e tij të 20-të, një ditë gëzimi që fatkeqësisht nuk e arriti.
Sipas hetimeve paraprake, 20 vjeçari ka humbur kontrollin e automjetit. Motivi mbetet ende i paqartë edhe pse ka dyshime se humbja e kontrollit mund të ketë ardhur për shkak të shpejtësisë së lartë.
Kreka udhëtonte i vetëm në makinë. Ai ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.
‘Në orët e para të mëngjesit, në autostradën “Durrës-Tiranë”, në Sukth, shtetasi Sabri Kreka, 20 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Për shkak të dëmtimeve, 20-vjeçari ka humbur jetën në vendin e aksidentit’, njoftoi policia.