40 firmëtarët e Pavarësisë në një murale në qytetin e Vlorës

Portretet e të 40-të shqiptarëve që nënshkruan deklaratën e Pavarësisë po pikturohen në një murale me ngjyrat kuqezi në qytetin e Vlorës.

Autori që po realizon muralen quhet Bledar Çakalli, I cili thotë se një ‘thirrje gjaku’ e ka sjellë në Vlorë për të realizuar muralen dhe për të mbajtur gjallë historinë përmes artit pamor.

I kthyer nga emigrimi disa vite më parë, 32 vjeçari tregoi se shumë të rinj nuk i njohin figurat që nënshkruan deklaratën e Pavarësisë së vendit.

Muralja po realizohet përgjatë rrugës nacionale Vlorë- Orikum, në afërsi të fshatit të Jonufrës