Itali: 18 vjeçari shqiptar humb jetën në ditën e parë të punës, lë pas një vajzë 7 muajshe

Një i ri me origjinë nga Shqipëria dhe dy motra kanë mbetur të vdekur si pasojë e një shpërthimit të fuqishëm që ndodhi në Napoli të Italisë fqinje. Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e hënë rreth orës 15:00 në Ercolano, në njëfabrikë ilegale për prodhimin e fishekzjarreve. Tre të rinjtë kishin filluar punë të hënën, ndërsa fabrika e vogël kishte përfunduar së ndërtuari gjatë fundjavës.

Një shpërthim ndodhi atje, duke i marrë jetën 18 vjeçarit Samuel Tafçiu dhe dy vajzave në moshat 19 e 24 vjeç, të quajtura Aurora e Sara Esposito.

Për median italiane foli një grua, vjehrra e 18 vjeçarit shqiptar. Ajo tregoi prej 7 muajsh ishte bërë gjyshe, pasi Samueli me të bijën kishin sjellë në jetë një fëmijë.

“Brenda ishin dhëndri dhe dy vajzat. Na thirrën në orën 13 dhe gjithçka ishte në rregull. Në orën 15 na njoftuan se fabrika kishte shpërthyer. Dhëndri im la pas 17-vjeç vajzën time dhe një fëmijë katër muajsh”, tha gruaja mes lotëve.

Samueli jetonte në shtëpinë e nuses, jo shumë larg vendit ku ndodhi tragjedia.

Kryebashkiaku Ciro Buonajuto konfirmoi se aktiviteti ishte i paligjshëm.

Nuk është marrë asnjë kërkesë nga Bashkia apo organe të tjera për fillimin e aktivitetit. Me sa duket fabrika, siç ndodh shpesh, ishte ngritur për të prodhuar fuçi që do të shiteshin në javët para Vitit të Ri.”-tha kryebashkiaku.