Liga e Kombeve: 45 minuta për t’u harruar në “Air Albania”, Shqipëria pëson 2 gola për 10 minuta

Vetëm 4 minuta i kanë mjaftuar Ukrainës për të shënuar të parin gol në sfidën e fundit me Shqipërinë në Ligën e Kombeve. Ishte Zinchenko ai i cili i dha avantazhin verdhebluve.

5 minuta më vonë, Ukraina arrin të shënojë golin e dytë përmes Roman Yaremchuk, pas një goditje me kokë.

Në minutën e 25-të Qazim Laçi tentoi një goditje nga zona rreptësisë, por fatkeqësisht topi nuk hyri në rrjetë. Kuqezinjtë tentuan të rrisin trysninë ndaj ukrainasve, por nuk mundën të shënojnë golin që mund të rihapte ndeshjen që në pjesën e parë.

Në tërësi kuqezinjtë kanë luajtur shumë në mbrojtje, me Ukrainën e cila ka udhëhequr pjesën e parë.