Një i ri ka humbur jetën në Gramsh në rrethana tragjike. 31 vjeçari ka qenë në oborrin e banesës së tij duke manovruar motorin, në momentin kur është rrëzuar dhe ka rënë në tokë.
I riu ka goditur me kokë gurët në oborrin e tij, duke pësuar traumë serioze. 31 vjeçari është transportuar me urgjencë, por ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital.
“Rreth orës 02:50, në fshatin Gribë, shtetasi A. T., 31 vjeç, dyshohet se duke manovruar me motomjet, në oborrin e banesës së tij, aksidentalisht është rrëzuar dhe është dëmtuar në kokë nga gurët në oborr.
Për shkak të dëmtimeve, shtetasi A. T. ka humbur jetën ndërkohë që transportohej në spital. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton Policia.