Gjtë mbrëmjes së të mërkurës dhe përgjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të enjte (21 nëntor), zonat malore në Vermosh e Theth janë mbuluar nga dëbora.
Reshjet kanë qenë me intensitet të lartë, duke bërë të nevojshëm pastrimin e rrugëve me borëpastruese.
Drejtuesit e mjeteve në zonat malore janë të lutur nga autoritetet që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit për shkak të dëborës, ngricave dhe lagështisë në rrugë.