Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Skuraj të Kurbinit, atje ku një 61 vjeçar ka humbur jetën gjatë punimeve me një makineri të përpunimit të inerteve.
Viktimë mbeti Fatmir Haxhiu, i cili ka rënë aksidentalisht në pjesët e makinerisë së përpunimit të inerteve, duke marrë lëndime të rënda.
Ai është transportuar drejt spitalit të Traumës në kryeqytet, por si pasojë e plagëve dhe traumës, 61 ka humbur jetën në spital.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Pornari i makinerisë së përpunimit të inerteve është shpallur në kërkim, ndërsa aktiviteti është pezulluar atje deri në përfundimin e hetimeve.