Këto janë momentet e gëzimit, një tjetër fëmijë shqiptar niset për kurim të specializuar jashtë shtetit falë bamirësisë së shqiptarëve.
Ky është Arnisi i vogël, 2 vjeçari nga Kosova i cili vuante nga probleme serioze me veshkë. Prej muajsh në spital dhe për afro 7 ditë në gjendje kome, Arnisi i kishte fare të pakt shpresat për jetë në atdhe.
Nëna e babai i vogëlushit iu drejtuan me thirrje për ndihmë shqiptarëve përmes emisionit “Për Shqiptarët”. Brenda 24 orëve, u arrit shuma e nevojshme për kurimin e djalit të tyre në spitalin e njohur italian ‘Bambino Gesu’.
Prindërit e Arnisit ia janë drejtuar me këto fjalë zemre të gjithë shqiptarëve që dhanë diçka nga vetja për djalin e tyre 2 vjeçar.