Tepelenë: Dy 20 vjeçarë përleshen me 4 gjimnazistë, shkak një debat për motive të dobëta

Një sherr mes 6 personave ka ndodhur në afërsi të një gjimnazi në qytetin e Tepelenës.

Sherri i cili ka nisur për motive banale ka ndodhur mes dy të rinjve në moshat 22 e 20 vjeç, të cilët janë përleshur me 4 gjimnazistë. Policia njofton se për dy 20 vjeçarët ka nisur një procedim penal.

“Komisariati i Policisë Tepelenë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit Sh. Zh., 22 vjeç dhe A. D., 20 vjeç, të dy banues në Tepelenë, pasi ditën e djeshme, në afërsi të një gjimnazi në Tepelenë, janë konfliktuar fizikisht me katër nxënës të këtij gjimnazi, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.”