Në Ditën e Pavarësisë, një avion spitalor u ngrit nga toka shqiptare me një mision humanitar, një mision që u bë i mundur falë mirësisë që buroi nga zemrat e mijëra e mijëra shqiptarëve.
Në këtë avion ndodhet Valdrini 1 vjeçar, vogëlushi i cili i kaloi 365 ditët e para të jetës së tij më së shumti në spital, sesa në shtëpinë e tij. Për shkak të një sëmundje në mushkëri, Valdrini vogël u intubua dhe sa më shumë ditët kalonin, aq më tepër rrezikohej jeta e tij.
Falë Zotit që ka shqiptarë bamirës. Përmes kontributeve të tyre, Valdrini u nis sot drejt spitalit të njohur ‘Bambino Gesu’ në Romë.
Elvisi e Fatma Naçi iu drejtuan aeroportit ‘Nënë Tereza’ për të përcjellë Valdrinin dhe nënës e saj. Mes emocioneve të forta dhe lutjeve që Valdrini të shërohet me shërim të plotë dhe të shpejtë, Elvisi iu drejtua me një mesazh shqiptarëve
Elvisi: Insha Allah, kemi thënë për Pavarësi të shpëtojmë një fëmijë. O Zot insha Allah djali bëhet mirë. Shanset janë shumë të mëdha. Ne do të lutemi.
Vëllezër e motra që na ndiqni. Jemi në aeroport. Mos nguroni me lutjet tuaja, siç nuk nguruat me donacionet për Valdrinin.
Nëna Valdrinit: Unë i falenderoj nga zemra të gjithë shqiptarët, që djalit tim t’i vinte kjo ditë. Uroj shërimin sa më të shpejtë, të mira paçit në familjet tuaja dhe tek fëmijët tuaj.