Përgjatë gjithë ditës së enjte dhe këtë të premte, pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë në bashkëpunim me Mbrojtjen Civile, kanë punuar për shpëtimin e 3 personave të mbetur të bllokuar me 30 krerë kuaj në zonat e thella në Malin e Korabit.
“Në operacion morën pjesë 19 forca dhe 3 mjete nga Batalioni i tretë i Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut, të cilët finalizuan me sukses misionin në rreth 2100 metra lartësi. Falënderim i veçantë për heronjtë tanë të Forcave të Armatosura.”-njofton Ministria e Mbrojtjes.