Fotolajm, kjo është shtëpia e ambasadorit të parë të SHBA-ve në Shqipëri

Për nder të Ditës së Flamurit, ish ambasadori Uilliam Rajerson (William Ryerson) ka stolisur shtëpinë e tij në afërsi të Uashingtonit jo me një, por me dy flamuj të Shqipërisë.

Rajerson ishte i pari ambasador i Shteteve të Bashkuara në vendin tonë, fill pas rrëzimit të sistemit komunist e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, pas mëse 40 vitesh ndërprerje.

Rajerson shërbeu si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i SHBA-së në Shqipëri nga viti 1991 deri në vitin 1994.