Librazhd, 2024. Ndodhemi në derën e një shtëpie që priti tre fëmijë të mitur, një vajzë e vogël e dy djem. Së bashku me ta dhe nëna e tyre, e në ka dashur i Plotfuqishmi, nga lart shikon babai i fëmijëve i cili ndërroi jetë 4 vite më parë.
Kjo shtëpi e ngrohtë është dhuratë e mirësisë së shqiptarëve. E atyre zemërmirëve që i janë bashkuar misionit të bamirësisë. Me të hyrë në këtë shtëpi, na presin portretet e tre jetimëve që në sytë e tyre rrezatojnë lumturi, gëzim.
Është një ndjenjë e papërshkrueshme e mbase një ndër veprat më fisnike, që të gëzosh me shtëpi të re tre fëmijë jetimë.
Elvisi: Është bërë realitet që shtëpia e re, një shtëpi e mirë, ta gëzojë Donika me fëmijët e saj. Bashkë me bamirësit e mrekullueshëm që bashkëpunojnë me Fondacionin, jemi munduar që të sjellim gëzim tek Donika e fëmijët e saj në veçanti. Kjo shtëpi e fut këtë familje në një strehëz të tyren, fëmijët do të rriten e insha Allah do të kenë fat, do të mësojnë shumë e kur të rriten, do të bëhen bamirës.
Ta gëzoni shtëpinë. Vëllezër e motra që na ndiqni, Zoti ua shpërbleftë atyre që kanë kontribuar. Nuk ka gjë më të bukur sesa tek një familje që ka halle e vetëm probleme, të sjellësh këtë gëzim.
Fatma: E kishim me merak të madh që të kishit një shtëpi të madhe e të bollshme, të ngrohtë. Të mos kishit më hallin që qeraxhiu po iu nxjerr jashtë. Shpresojmë shumë që t’ju kemi hequr një hall të madh. E kur kjo bukuroshe që qante tek fotoja e babait stampuar në jastkët, i premtonte se do të ishte doktotoreshë. Unë ty do të të thërras doktoreshë Irina
Nëna, Donika: Kur ishte i ati sëmurë e kishte ëndërr, i thoshte të atit do të bëhem doktoreshë e do të të shëroj.
Elvisi: Zoti ju begatoftë.
E veç gëzimit për shtëpinë e re të jetimëve, vogëlushja vogël kishte shkruar një letër për vajzën e Elvisit e Fatmës.
Ndiqeni këtu.